A mundet një ‘vrimë e zezë’ ta gëlltisë një galaktikë të tërë?

  • G.G /
  • 01 December 2021 - 11:54
A mundet një ‘vrimë e zezë’ ta gëlltisë një galaktikë të tërë?

Hulumtimet teorike sugjerojnë se një ‘vrimë e zezë’ nuk mund të rritet aq shumë sa të gëlltisë një galaktikë të tërë. Kjo për shkak se vrimat e zeza e kufizojnë rritjen e tyre përmes një procesi dinamik me ‘feedback’.

Sipas medieve të huaja, derisa ‘vrima e zezë’ konsumon yje dhe gaz, ajo lëshon rrezatim. Në një moment, presioni i jashtëm i rrezatimit e shkëput ‘vrimën e zezë’ nga furnizimi i saj me ushqim dhe rritja pushon.

Shumica e galaktikave të mëdha duket se kanë të ashtuquajturat ‘vrima të zeza’ super-masive në qendrat e tyre, që përmbajnë masë më të madhe se Dielli rreth miliona e miliarda herë. Galaktika M87, për shembull, strehon një ‘vrimë të zezë’ që peshon rreth 3 miliardë masa diellore.

Megjithatë, edhe ‘vrimat e zeza’ super-masive nuk kanë “tërheqje” të mjaftueshme për të konsumuar një galaktikë. 

(Kosova Sot Online)