Kometa ”Leonard” i afrohet Tokës, ja çfarë pritet të ndodhë këto ditë

  • G.G /
  • 13 December 2021 - 11:27
Kometa ”Leonard” i afrohet Tokës, ja çfarë pritet të ndodhë këto ditë

Kometa ”Leonard”, më e shndritshmja e vitit, po i afrohet Tokës. Pothuajse e pamundur të vëzhgohet me sy të lirë, ajo mund të shihet lehtësisht me dylbi të vogla edhe nga qytetet tona.

Këto ditë janë mundësitë e fundit për ta parë atë nga gjerësitë tona gjeografike, gjatë orëve të fundit të natës.

”E zbuluar më 3 janar të këtij viti, kometa C/2021 A1 Leonard, ose më thjesht kometa ‘Leonard’, kishte lënë të kuptohet menjëherë se kishte mundësinë të bëhej mjaft e shndritshme dhe ndoshta të arrinte pragun e dukshmërisë me sy të lirë pak para mesit të dhjetor. Dhe kështu ishte”, komentoi astrofizikani Gianluca Masi, kreu i ”Teleskopit Virtual”.

Kometa ”Leonard” do të arrijë distancën e saj minimale nga Toka, në 34,9 milionë kilometra, pikërisht sot.

”Kulmi i dukshmërisë duhet të arrihet në këto ditë, por një sërë rrethanash astronomike japin shpresë se rritja e mëtejshme mund të shihet edhe më 14 dhjetor”, theksoi Masi.

(Kosova Sot Online)