Pse dështoi projekti i mbrojtjes së zogjve nga vrasjet e minjve

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 14:54
Pse dështoi projekti i mbrojtjes së zogjve nga vrasjet e minjve

Drejtuesi i një plani ambicioz për të shfarosur minjtë nga një ishull në Atlantikun Jugor thotë se është zemërthyer nga dështimi i projektit. Regjistrime të bëra nga një kamerë në ishullin Gough tregon se të paktën një mi i ka mbijetuar një përpjekjeje shumë të ndërlikuar për t’i zhdukur përfundimisht.

Këta brejtës mendohet se kanë ardhur në ishull nga marinarët në shekullin XIX dhe që atëherë, ushqehen me vezët dhe të vegjlit e zogjve. Ishulli Gough konsiderohet një nga kolonitë më të mëdha dhe të rëndësishme në botë të zgjove detarë, ku gjenden më shumë se 10 milionë zogj.

Por, numrat e këtyre të fundit, pavarësisht pëpjekjeve të projektit, janë reduktuar për shkak të minjve pushtues. Tani po bëhen përpjekje për të parë sa zogj kanë arritur të mbijetojnë pasi ku ndodhet një mi, ka gjasa të ketë shumë të tjerë.

Përpara mbërritjes së minjve, ishulli nuk kishte asnjë gjitar, ndaj speciet e rrezikuara mund të shumoheshin në siguri të plotë. Por këta zogj detarë nuk kanë zhvilluar mekanizma mbrojtjeje ndaj grabitqarëve gjitarë. Gjatë ngrohjes së vezëve, zogjtë vriten nga minjtë në pak orë.

(Kosova Sot Online)