Teleskopi më i madh në histori James Webb, gati për në hapsirë

  • G.G /
  • 25 December 2021 - 10:52
Teleskopi më i madh në histori James Webb, gati për në hapsirë

Teleskopi hapësinor James Webb me vlerë 10 miliard dollarë do të lëshohet nëpërmjet një rakete nga Guajana Franceze. Projekti për ndërtimin e këtij teleskopi ka zgjatur 30 vjet dhe konsiderohet si një nga përpjekjet më të mëdhaja shkencore të shekullit të 21-të dhe pritet që të dërgohet në hapësirë në orët e ardhshme..

Teleskopi i cili konsiderohet si më i madhi në histori, do të dërgohet në hapësirë me qëllim që të vëzhgojë yjet dhe galaksitë. Ai do të jetë i pajisur me një teknologji që do ti lejojë të studiojë atmosferat e planetëve të ndryshëm. Teleskopi do të lançohet nga Qendra Hapësinore Kourou në orën 09:20.

Shkencëtarët kanë pritshmëri të larta për projektin por janë në ankth nëqoftëse projekti do jetë i suksesshëm. Teleskopit James Webb do ti duhen 27 minuta që të shkojë në hapësirë. Teleskopi në momentin që do të arrijë në hapësirë do të aktivizojë çdo pjesë teknologjike të tij dhe nëqoftëse dështon t’i aktivizojë nuk do të funksionojë.

Drejtuesi i Agjencisë Hapësinore të SHBA-së Bill Nelson deklaroi, që ky është një mision i jashtëzakonshëm.

(Kosova Sot Online)