Rriten raportimet për UFO në këtë vend

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 14:55
Rriten raportimet për UFO në këtë vend

Janë shtuar raportimet për pamje të pashpjegueshme, për shkak të disa disqeve misterioze mbi malin Slemish në qarkun Antrim në Irlandën e Veriut.

Në polici u raportuan tetë raste që njoftonin se kishin parë objekte të çuditshme gjatë vitit 2021, një rritje nga gjashtë raportime të tilla në vitin 2020 dhe katër në 2019.

Nick Pope, i cili dikur hetonte raportet për pamjet e UFO-ve për Ministrinë e Mbrojtjes tha se ishte e mundur që nisur nga fakti që më shumë njerëz po kalojnë më shumë kohë në shtëpi gjatë pandemisë mund të përbëjnë një rritje të numrit të raportimeve për pamje të tilla.

(Kosova Sot Online)