Bota në rrezik: Një tjetër asteroid po lëviz drejt Tokës

  • A.P /
  • 12 janar 2022 - 14:52
Bota në rrezik: Një tjetër asteroid po lëviz drejt Tokës

Një asteroid i madh shkëmbor do të fluturojë pranë Tokës javën e ardhshme.

Asteroidi është afërsisht dy herë e gjysmë më i madh se Empire State Building, dhe është klasifikuar si “Asteroid potencialisht i rrezikshëm” për shkak të madhësisë së tij dhe vizitave të tij të rregullta nga afër në planetin tonë.

Por, sipas llogaritjeve, nuk ka asnjë rrezik që të përplasemi me këtë asteroid.

I njohur si asteroidi (7482) 1994 PC1 , shkëmbi hapësinor u zbulua për herë të parë në 1994 nga astronomi Robert McNaught në Observatorin Siding Spring në Australi.

Asteroidi pritet të kalojë afër Tokës më 18 janar në një distancë prej 1.98 milionë kilometra.

(Kosova Sot Online)