“Kasollja misterioze” në Hënë bëhet virale! Ja çfarë fshihet pas saj

  • G.G /
  • 14 January 2022 - 10:09
“Kasollja misterioze” në Hënë bëhet virale! Ja çfarë fshihet pas saj

Një objekt i panjohur në hapësirë ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar polemika dhe debate tek të gjithë.

Gazetari nga portali “Spaceneës”, i cili ndjek misionin e roverit kinez “Yutu 2” në Hënë, njoftoi në Tëitter në hënë është rregjistruar një objekt i panjohur në formë kubi.

Me njoftimin e tij, filluan teoritë e ndryshme të njerëzve se nëse bëhej fjalë për jashtokësorë. Kështu, objekti u quajt “kasollja misterioze”.

Nisur nga largësia, ajo deklaroi se roverit do t’i duheshin dy ose tre muaj për të arritur në këtë objekt të çuditshëm.

Por pas vetëm disa javësh udhëtim, roveri ishte mjaftueshëm afër për të bërë foto të reja të këtij “misteri”, që tregon qartë se në fakt bëhet fjalë për një shkëmb klasik hënor.

Në fakt, shkëmbi nuk ka as formë katrore, por kështu dukej në imazhin e parë për shkak “mashtrimit” të perspektivës, të dritës dhe hijes.

Ndërkohë “CNSA” publikoi një foto të re më të qartë të shkëmbit pak ditë më parë.

Një nga shkencëtarët vuri re se guri ka formën e një lepuri dhe se përballë tij ka shkëmbinj më të vegjël që i ngjajnë një karote.

“Roveri Yutu 2” bëri uljen e parë të butë në botë në anën e largët të Hënës më shumë se tre vjet më parë, më 3 janar 2019.

(Kosova Sot Online)