Çfarë do të ndodhte me Tokën 5 vjet pas hedhjes së bombës bërthamore

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 21:10
Çfarë do të ndodhte me Tokën 5 vjet pas hedhjes së bombës bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur pushtimin e Ukrainës në javën e kaluar dhe pak ditë më pas ka vënë në përgatitje të veçantë forcat nukleare.

Si justifikim për këtë veprim, ai ka përmendur deklaratat dhe “veprimet agresive nga Perëndimi dhe NATO-ja”.

Ekspertët nuk janë të sigurt nëse Putin vërtetë do ta përdorte potencialin e tij nuklear, por të tjerët e kanë mohuar plotësisht mundësinë, pasi që dëmet do të ishin shkatërrimtare.

Megjithatë, çfarë do të ndodhte me botën sikur të përdoreshin armët nukleare?

Përveç qindra mijëra vdekjeve, pesë megatonë karboni i zi do të lirohej në atmosferë. Karboni i zi do të absorbonte nxehtësi nga dielli përpara se të arrinte në tokë, dhe një pjesë tjetër e tij do të binte në tokë me shiun.

Tingëllon keq, sepse do të shkaktonte ftohje të atmosferës.

Ndoshta, efekti i uljes të temperaturave do të ishte vetëm për pak gradë, por dëmet mund të jenë të mëdha.

Rënia e temperaturave në tokë do të prodhonte një efekt të dëmshëm te kulturat bujqësore.

Po ashtu, mbështjellësi i ozonit të Tokës do të varfërohej për 20 deri në 25 për qind. Djegia nga dielli dhe kanceri i lëkurës do të ishin kundër-veprime të shpeshta te njerëzit.

Pesë vite pas hedhjes së bombave nukleare, bota do të përballej ulje të sasisë së ushqimet, e madje edhe me uri në shumë rajone.


(Kosova Sot Online)