Kozmonautët rusë veshin kostume me ngjyra të Ukrainës

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 13:53
Kozmonautët rusë veshin kostume me ngjyra të Ukrainës

Kozmonautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyrat kombëtare të Ukrainës, në atë që duket të jetë një kundërshtim ndaj pushtimit të Ukrainës.

Tre kozmonautët ishin të ardhurit e parë nga hapësira që kur Rusia sulmoi fqinjin e saj lindor muajin e kaluar.

Ata u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur ekuipazhin e tyre amerikan, rus dhe gjerman, shkruan BBC.

Treshja kishte veshur kostume hapësinore të verdha dhe me disa pjesë të theksuara në blu, në vend të uniformës së tyre standarde blu.

(Kosova Sot Online)