Fizikanti i Harvard thotë se do ta rikuperojë “teknologjinë aliene” të përplasur në Paqësor

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 20:48
Fizikanti i Harvard thotë se do ta rikuperojë “teknologjinë aliene” të përplasur në Paqësor

Një astrofizikant i njohur në SHBA po harton një plan për rekuperimin e një “teknologjie të avancuar” që është përplasur në oqeanin Paqësor disa vjet më parë.

Avi Loeb mendon se një objekt interplanetar është përplasur në tokë në 2014 dhe ishte formë anijeje kozmike. Teza e tij është pritur me kontestime nga komuniteti shkencor amerikan.

Sipas informacioneve të publikuara së fundmi nga komanda hapësinore e SHBA objekti ka ardhur vërtet nga një tjetër sistem yjor. Objekti i shpejtë kishte kaluar përmes qiellit në ishullin Manus në Papua New Guinea – dhe asokohe u përcaktuar si meteor.

Sipas rrjetit New York Post

(Kosova Sot Online)