![Fsheh një sekret të madh, shkencëtarët thonë se Merkuri ka një shtresë diamanti deri në 18 kilometra të trashë](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_auto_hhggg17219756331721995762.jpg)
Gropa misterioze shkakton panik në këtë shtet, banorët ua lënë fajin UFO-ve/VIDEO
![Gropa misterioze shkakton panik në këtë shtet, banorët ua lënë fajin UFO-ve/VIDEO](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/03/auto_Screenshot_2-1-600x3601659507068.jpg)
Autoritetet kiliane kanë nisur hetimet pas shfaqjes së një grope misterioze në një zonë minerare në veri të vendit.
Gropa me një diametër 25 metra shkaktoi panik tek banorët e zonës, të cilët duke mos pasur një arsyetim të saktë për krijimin e saj, ia vunë fajin jashtëtokësorëve.
Në pamjet e filmuar nga lart shihet se gropa misterioze është shumë e thellë, por ajo që të bën më shumë përshtypje është forma perfekte sferike që ajo ka krijuar.
Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit Santiago.
(Kosova Sot Online)