NASA zbulon një nga shpërthimet më të fuqishme vullkanike të planetit

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 08:08
NASA zbulon një nga shpërthimet më të fuqishme vullkanike të planetit

Kur vullkani nënujor Hunga Tonga-Hunga Ha'apai shpërtheu më 15 janar, 40 milje (65 kilometra) në veri të kryeqytetit të Tongës, ai krijoi një cunami dhe shpërthimi dërgoi një shtëllungë të lartë uji në stratosferë e cila ndodhet midis 8 dhe 33 milje ose 12 dhe 53 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.

Uji ishte që aq i mjaftueshëm sa mund të mbusheshin 58.000 pishina me përmasa olimpike, sipas zbulimeve nga një satelit i NASA-s.

Zbulimi u bë nga instrumenti Microwave Limb Sounder në satelitin Aura të NASA-s. 

Sateliti gjithashtu mati dhe avujt e ujit dhe gazrat e tjerë atmosferikë.

Pasi ndodhi shpërthimi, shkencëtarët u befasuan nga leximet e avullit të ujit.

Ata kanë vlerësuar se shpërthimi dërgoi në stratosferë 146 teragramë ujë.

Një teragram është i barabartë me një trilion gram dhe në këtë rast, ishte e barabartë me 10% të ujit tashmë të pranishëm në stratosferë.

Kjo është gati katër herë sasia e avullit të ujit që arriti në stratosferë pas shpërthimit të malit Pinatubo të vitit 1991 në Filipine.

"Ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë," tha autori i studimit Luis Millán, një shkencëtar atmosferik në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforninë Jugore, në një deklaratë.

 "Duhej të inspektonim me kujdes të gjitha matjet në shtëllungë për t'u siguruar që ato ishin të besueshme."

Për fat të mirë, efekti ngrohës i avullit të ujit pritet të jetë i vogël dhe i përkohshëm dhe do të shpërndahet ndërsa avulli shtesë do të zvogëlohet sipas studiuesve, shkruan CNN.

https://video.syri.net/upload/videos/2022/08/ZT44UtSbY9miQfAfx6X6_04_ff1d02d6add831cc8ac505d628328e7e_video_720p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)