Vendoset koha për nisjen e raketës së NASA-s në Hënë, dalin disa probleme teknike

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 14:41
Vendoset koha për nisjen e raketës së NASA-s në Hënë, dalin disa probleme teknike

Ora e numërimit mbrapsht për nisjen e raketës së NASA-s për në Hënë është vënë, kjo ka filluar nga minuta e 40.

Nasa thotë se raketa është duke u mbajtur për 10 minuta derisa ekipi i hidrogjenit ta informojë drejtorin e fluturimit.

Inxhinierët nuk janë në gjendje të marrin një temperaturë të barabartë në të katër motorët, shkruan BBC.

Po punohet për të zgjidhur problemin dhe inxhinierët i kanë kërkuar drejtorit të nisjes për më shumë kohë.

(Kosova Sot Online)