Rreziku nga asteroidi, NASA lëshon në ajër anijen kozmike për t’i ndryshuar trajektoren

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 23:01
Rreziku nga asteroidi, NASA lëshon në ajër anijen kozmike për t’i ndryshuar trajektoren

NASA ka nisur një anije kozmike për të goditur një asteroid në hapësirë, raporton Agjencia amerikane e hapësirës. Sot NASA ka nisur një plan konkret për të ndryshuar trajektoren e një trupi qiellor. Asteroidi “Dimorphos” do të goditet nga një anije kozmike amerikane pas disa javësh. Shkencëtarët do të shohin me kujdes devijimin e asteroidit nga trajetktorja normale.

Amerikanët po testojnë mundësitë reale të shpëtimit të Tokës në rastet kur trupa të ndryshëm qiellor vijnë drejt planetit tonë, raporton interestingengineering.com.

Projekti “DART” ka vlerën e qindra miliona dollarëve, dhe amerikanët po dërgojnë në hapësirë një anije kozmike që ka vetëm një qëllim: të shkatërrohet në emër të shkencës.

Ajo që një dekadë më parë ishte fantashkencë dhe një film që përloti gjithë njerëzit, sot është plan konkret i Agjencisë Amerikane të Hapësirës për devijimin e trajektores së një asteroid. Filmi “Armagedon” flet për frikën e njerëzimit kur një kometë e stërmadhe vjen nga hapësira për t’i dhënë fund jetës në Tokë.

Më herët NASA ka dështuar dy herë për të ngritur në fluturim anijen e saj të stërmadhe kozmike. Arsyeja, në të dyja rastet ka qenë rrjedhja e karburantit. Analistë të ndryshëm po flasin për një periudhë të re të garës hapësinore, kur amerikanët dhe kinezët po konkurojnë me njëri- tjetrin, ashtu si dikur amerikanët me sovjetikët

(Kosova Sot Online)