Lexoni edhe:
Çfarë pasoja mund të kenë armët taktike bërthamore të Putinit, krahasimi me bombat atomike në Japoni
Një anije kozmike e NASA-s përplasi një asteroid me shpejtësi të madhe. Kjo ishte një provë për të testuar aftësitë e mbrojtjes, nëse një ditë Toka kërcënohet nga shkëmbinj të tillë, shkruan Euronews.
Shkencëtarët prisnin që goditja të krijonte një krater, të hidhte rryma shkëmbinjsh dhe papastërti në hapësirë dhe, më e rëndësishmja, të ndryshonte orbitën e asteroidit.
Misioni prej 325 milionë dollarësh (333 milionë euro) ishte përpjekja e parë për të zhvendosur pozicionin e një asteroidi ose ndonjë objekti tjetër natyror në hapësirë.
Asteroidi që u shkatërrua ishte 160 metra, i quajtur Dimorphos. NASA e priti me duartrokitje këtë sukses të radhës, për të cilin punonte prej kohësh.
(Kosova Sot Online)