Përbindëshi shikon beben e palindur

  • 05 January 2016 - 19:38
Përbindëshi shikon beben e palindur

Sot, thuajse të gjitha gratë shtatzëna bëjnë ultrazë, për ta parë zhvillimin e bebes së tyre, por edhe gjininë. Edhe kjo fotografi e ultrazërit, në shikim të parë, duket sikur çdo fotografi tjetër e ultrazërit. Por, kur shikoni më mirë, do të rrëqetheni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ultrazëri, ku shihet bebja ende e palindur, është bërë shumë i shikuar në rrjetet sociale, pasi  njerëzit aty kanë vërejtur një dukuri, apo krijesë të frikshme, në anën e djathtë të ekranit. Një përdorues i rrjetit social “Imgur” ka shkruar sesi kjo është fotografia e ultrazërit të fëmijës së një shokut të tij. Ka mendime të ndryshme rreth asaj se për çka mund të bëhet fjalë, por shumica e komentuesve janë të bindur se aty shihet dreqi, derisa ka edhe të tillë që mendojnë se në ultrazë shihet një perëndeshë hinduse.

(Kosova Sot)