Përplasi anijen kozmike me asteroidin, NASA: Misioni i suksesshëm

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 22:07
Përplasi anijen kozmike me asteroidin, NASA: Misioni i suksesshëm

Testi i Dyfishtë për Ridrejtimin e Asteroidit ka ndryshuar me sukses trajektoren e asteroidit Dimorphos.

Lajmin e bëri të ditur agjencia hapësinore ndërsa misioni u krye më 26 shtator kur anija kozike e NASA-s u përplas me shkëmbin hapësinor.

Misioni DART, një demonstrim në shkallë të plotë i teknologjisë së devijimit, ishte i pari në botë i kryer në emër të mbrojtjes planetare.

Para përplasjes, Dimorphos iu deshën 11 orë e 55 minuta për të orbituar asteroidin e tij më të madh Didymos. Astronomët përdorën teleskopë me bazë tokësore për të matur se si orbita e Dimorphos ndryshoi pas përplasjes.

Tani, Dimorphos i duhen 11 orë e 23 minuta për të orbituar Didymos. Anija kozmike DART ndryshoi orbitën e saj me 32 minuta. Fillimisht, astronomët prisnin që DART të ishte një sukses nëse shkurtonte trajektoren me 10 minuta

(Kosova Sot Online)