A ka planetë më të përshtatshëm për banim se Toka?

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 14:44
A ka planetë më të përshtatshëm për banim se Toka?

Astronomët, të cilët janë vënë pas shenjave të jashtëtokësorëve, janë në kërkim të ndonjë planeti tjetër të banueshëm. Gjatë kërkimit të botës ku jetojnë jashtëtokësorët, astronomët kanë kërkuar ndonjë planet, që është i ngjashëm me tokën, mirëpo ata tash pretendojnë të gjejnë ndonjë planet, që është edhe më i përshtatshëm për banim se Toka. "Nga një numër i madh i planetëve të banueshëm,

Toka mund të jetë në mesin e atyre që janë pak të banueshëm, edhe pse ky qëndrim mund të tingëllojë shumë i çuditshëm", kanë shkruar astronomët, René Heller dhe John Armstrong, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të cilët e kishin dhënë këtë ide. Një botë 'shumë e banueshme' me shumë gjasë duhet të jetë shumë më e madhe dhe me e vjetër se Toka, në atë planet duhet të ketë prani të gazrave dhe shenjave të tjera të jetës.

Planetët, që janë më afër yjeve të tyre, mund të jenë shumë më të përshtatshëm, për jetesë sesa planetët që janë më larg yjeve të tyre, siç është rasti i planetit tonë.

(Kosova Sot Online)