Teleskopi premton një epokë të re të yjeve

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 15:04
Teleskopi premton një epokë të re të yjeve

Teleskopi Hapësinor James Webb ndriçoi vitin 2022 me imazhe verbuese të universit të hershëm pas Big Bengut, duke paralajmëruar një epokë të re të astronomisë dhe zbulime të patreguara rreth kozmosit në vitet në vijim.

Observatori më i fuqishëm i dërguar në hapësirë pason teleskopin Hubble, i cili është ende në funksion, dhe filloi transmetimin e imazheve të tij të para kozmike në korrik.

 

"Në thelb sillet më mirë se sa pritej në pothuajse çdo fushë," tha Massimo Stiavelli, kreu i zyrës së misionit Webb në Institutin Shkencës të Teleskopit Hapësinor, në Baltimore.

Tashmë shkencëtarët thonë se teleskopi Webb, që tani rrotullohet rreth diellit në një milion milje (1.6 milionë kilometra) nga Toka, duhet të zgjasë 20 vjet, dyfishi i jetës së tij të garantuar.

"Instrumentet janë më efikase, optika është më e mprehtë dhe më e qëndrueshme. Kemi më shumë karburant dhe përdorim më pak karburant", tha Stiavelli.

Stabiliteti është jetik për qartësinë e imazheve.

"Kërkesa jonë ishte e ngjashme me atë të Hubble, për sa i përket saktësisë së drejtimit. Dhe ne përfunduam shtatë herë më mirë," transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, shtoi shefi i zyrës së misionit.

Oreksi i publikut për zbulimet është ushqyer nga ngjyrosja e imazheve të teleskopit.

Drita nga galaktikat më të largëta është shtrirë nga spektri i dukshëm, i parë me sy të lirë, në infra të kuqe -- të cilin Webb është i pajisur për ta vëzhguar me rezolucion të paparë.

Kjo i mundëson teleskopit të zbulojë shkëlqimet më të zbehta nga universi i largët me një rezolucion të paparë, të shohë përmes velit të pluhurit që maskon shfaqjen e yjeve në një mjegullnajë dhe të analizojë atmosferën e ekzoplaneteve, të cilët rrotullohen rreth yjeve jashtë sistemit tonë diellor.

(Kosova Sot Online)