Topa misteriozë shpërthejnë në qiell

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 14:36
Topa misteriozë shpërthejnë në qiell

Në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës disa njerëz janë bërë dëshmitarë të një dukurie që në dukje të parë dukej e zakontë për netët festive, mirëpo nëse analizohej më tej t’i fuste dridhmat në palcë. Qielli i Oklahomës ishte mbushur me drita, që vinin si rrjedhojë e shpërthimeve të ndryshme, që dukeshin sikur fishekzjarrë, mirëpo ishin shumë më të mëdha dhe krijonin një zhurmë të llahtarshme.

 

Dëshmitarët të cilët kanë incizuar videot, të cilat më pas janë dërguar në Qendrën për Raportimin e UFO-ve në SHBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, kanë thënë që dritat shpërthyese kanë rënë nga qielli, pra nuk kanë qenë tokësore! Ndonëse ata nuk kanë ditur ta shpjegojnë këtë fenomen.

(Kosova Sot Online)