Elsa Lila shkëlqen me interpretimin e këngës 'Evita' në Festivalin e Këngës

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 23:10
Elsa Lila shkëlqen me interpretimin e këngës 'Evita' në Festivalin e Këngës

Siparin e 4 netëve nën tingujt e muzikës e ka hapur festivali i 61-të i Këngës në RTSH duke rezervuar për publikun edhe disa numra specialë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në natën e dytë pas 25 viteve mungesë në skenën e Festivalit të Këngës është rikthyer artistja e mirënjohur shqiptare Elsa Lila, e cila u mirëprit me duartrokitje nga publiku.

Me një përformancë mbreslënëse,  ylli i muzikës Elsa Lila  shkëlqeu në skenë me interpretimin e këngës "Evita".

Kujtojmë që Elsa Lila është njëra nga pretendentet kryesore për ta fituar Festivalin e Këngës së 61-të dhe për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në "Eurovision 2023".

(Kosova Sot Online)