Udhëtimi në kohë, i mundshëm brenda 100 viteve

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 14:43
Udhëtimi në kohë, i mundshëm brenda 100 viteve

Fizikanët kanë llogaritur se udhëtimi në kohë dhe teleportimi mund të bëhen realitet gjatë këtij shekulli. Shkencëtarët nga Kolegji perandorak në Londër dhe nga Universiteti i Glasgout thonë se kjo do të kërkojë rreth 100 vjet. Ata kanë bërë edhe disa parashikime në lidhje me realizimin e shpikjeve të imagjinatës shkencore, ku në rend të parë duhet të flasim për pallton e padukshme, me të cilën shkencëtarët janë duke eksperimentar tanimë. Një teknologji tjetër, të cilën mezi e presin ta shohin në realitet shumë njerëz, është teleportimi.

 

Edhe pse janë bërë përparime në teleportimin e grimcave të veçanta në distanca të shkurtra, do të duhen të kalojnë edhe disa dekada derisa të bëhemi të aftë që t’i teleportojmë njerëzit nga njëri në vendin tjetër. “Teleportimi i një personi atom pas atomi me gjasë do të ishte tepër i vështirë, por ndoshta zhvillimi i kimisë, apo biologjisë molekulare, mund të ofrojë ndihmë në këtë drejtim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, thotë Dr. Mary Jacquiline Romero, e cila thotë se gjëja më e mirë rreth teleportimit, është se nuk ekziston asnjë ligj i cili do ta pamundësonte atë.  

(Kosova Sot Online)