Zhurma e Taosit me origjinë nga një UFO?

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 13:48
Zhurma e Taosit me origjinë nga një UFO?

Zhurma e Taosit është një zë i ulët, i cili shpesh dëgjohet në pjesë të ndryshme të botës. Ai është përshkruar si një zë i ngjashëm me zhurmën që bën frigoriferi. Një numër i madh njerëzish e dëgjojnë atë zë, disave prej tyre edhe i pengon tepër, derisa të tjerët nuk dëgjojnë asgjë. Ky zë misterioz nuk mund të regjistrohet nga mikrofonat, apo nga ndonjë pajisje tjetër elektronike.

 

Edhe burimi i tij është vështirë që të përcaktohet. Emri i tij rrjedh nga paraqitja e zhurmës në Taos, Nju Meksiko. Në vitin 1997, Kongresi i SHBA-së kërkoi nga shkencëtarët dhe hulumtuesit që ta gjenin burimin e këtij zëri, por ata nuk qenë në gjendje ta bënin këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ekzistojnë shumë teori në lidhje me këtë zhurmë. Disa thonë se ajo ka të bëjë me koren e hollë të Tokës në Taos, derisa të tjerët janë të bindur se ajo ka të bëjë me një UFO të jashtëtokësorëve, i cili ishte rrëzuar shumë kohë më parë, e që tani gjendet thellë nën dhe.

(Kosova Sot Online)