A gjendet nën Antarktik një kontinent i ri?

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 09:16
A gjendet nën Antarktik një kontinent i ri?

Tre vjet më parë, revistat e njohura shkencore e transmetuan lajmin se në Antarktik ishin zbuluar tri piramida, dy në brendësi, e njëra mu në brigjet e tij. A ka mundësi që dikur, para se të ekzistonin shtresat e mëdha të akullit, të kenë jetuar njerëzit në veriun ekstrem të Tokës?

 

Ky lajm sensacional nuk kishte bërë përshtypje të madhe në botën shkencore, meqë përpos fotografive, me të cilat ishte ilustruar ky lajm, nuk kishte të dhëna të sakta se në cilat lokacione saktësisht ishin bërë këto foto. Por, mundësia që, nën shtresat e akullit të ekzistonin dëshmi të ndonjë civilizimi të vjetër, nuk ishte hedhur poshtë. 170 milionë vjet më parë, Antarktiku ishte pjesë përbërëse e kontinentit të madh Gondvana, nga i cili u nda 25 milionë vjet më parë. 

(Kosova Sot Online)