Mitet rreth shtrigave

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 13:27
Mitet rreth shtrigave

Me fillimin e shtrirjes së besimeve monoteiste, shumë njerëz nuk ishin të gatshëm që të hiqnin dorë nga besimet e vjetra, të cilat i kishin trashëguar gjeneratë pas gjenerate. U krijua shprehja 'pagan' (që d.m.th. 'banor fshati') që përshkruante të gjithë ata që nuk besonin në një zot të vetëm. Këtu përfshiheshin edhe njerëzit që e konsideronin veten shtrigë, respektivisht shtrigan. Ata filluan që të konsideroheshin si njerëz që kishin bërë pakt me djallin, të cilit edhe i shërbenin. Me kalimin e kohës, u krijuan edhe mite të tjera, më të frikshme, për shtrigat. Imazhi i "krijesës së frikshme" ishte frymëzuar kryesisht nga legjenda e Evropës Lindore, Baba Yaga, ose "këmbët ashtërore". Baba Yaga Baba Yaga zakonisht portretizohet si një shtrigë e pashme, e cila jetonte në një kasolle të vogël të bërë nga këmbët e pulës.

 

Në të shumtën e rasteve, ajo është një forcë e madhe. Më pas shtriga filloi që të portretizohej si një plakë e shëmtuar dhe e keqe. Derisa para krishterimit shtrigat nuk konsideroheshin shpirtliga, më pas ato morën këtë famë të keqe. Nga të gjitha punët e këqija, të bëra në emër të Zotit, histeria masive kundër shtrigave, e cila u paraqit në Mesjetë në Evropë dhe në Amerikë, është ndër më të këqijat. Liderët kishtarë donin që njerëzit të bëheshin sa më të lidhur me Kishën, që t'i harronin adetet e vjetra, kështu që shtrigat ishin ato që duhej të tregoheshin zi e më zi. Ishte një shkrim i veçantë, me titull "Malleus Maleficarum" (nga latinishtja "Çekiçi i shtrigave"), i publikuar në vitin 1487, ai që nxiste njerëzit t'u frikësoheshin shtrigave dhe t'i gjykonin ato si kriminele, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Në këtë shkrim, të shkruar nga Heinrich Kramer, i cili ishte inkuizitor i Kishës katolike, forcohet besimi se shtrigat janë krijesa të liga dhe, gati gjithmonë, femra. Kështu, gjithkush u inkurajua që të dilte në gjueti të shtrigave, për t'ia bërë qejfin Zotit.

Gjuetia në shtriga Kjo bëri që gjatë shekujve XV dhe XVI në Evropë dhe në kolonitë evropiane në Amerikë të kishte shumë vrasje dhe përndjekje të shtrigave, të cilat digjeshin, vareshin, apo mbyteshin me gurë. Bëheshin prova të tmerrshme, por edhe qesharake. Merreshin të dyshuarat se ishin shtriga, iu lidheshin duart dhe këmbët, dhe hidheshin në ujë. Nëse ato nuk mbyteshin, d.m.th. se ishin shtriga, prandaj nxirreshin dhe vriteshin, e nëse mbyteshin, d.m.th. se nuk ishin shtriga, por në të dy rastet, ato përfundonin si të vdekura. Sot në Perëndim mendohet se shtrigat janë pasuese të fesë "Wiccan", të themeluar nga Gerald Gardner në vitet 1950. Por, jo të gjitha shtrigat janë "Wiccan". Ato më shumë e përshkruajnë veten si pagane. Ka prej tyre që martohen, lindin fëmijë, jetojnë, kanë shpresa dhe ëndrra. Ato adhurojnë Tokën me bollëkun e saj, si dhe stinët dhe solsticet. 

(Kosova Sot Online)