Incizohet një hije e gjatë misterioze

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:52
Incizohet një hije e gjatë misterioze

Një hije e gjatë dhe e hollë është parë në një incizim në Karolinën veriore, më 28 janar të vitit 2014. Një UFO bën manovrime të mëdha, të cilat asnjë fluturake e drejtuar nga njerëzit nuk do të ishte në gjendje t'i bënte. Por, në këtë rast, UFO-ja nuk është në qendër të vëmendjes në këtë video.

 

Nëse shikohet me kujdes, mund të vërehet një hije e gjatë, që lëvizë në horizont. Hija është e gjatë sa drunjtë. Në përshkrimin e videos nuk thuhet asgjë rreth kësaj hijeje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.A është kjo një hije, apo personi hije që përcjell vazhdimisht botën paranormale? Nëse po, atëherë del se bota e shpirtrave lidhet ngushtë me fenomenet UFO. Nëse keni sugjerime se çka mund të jetë në pyetje, lirisht na tregoni. Do të na interesonte ta dinim.

(Kosova Sot Online)