
Lexoni edhe:
Luizi ju propozon banorëve planin për të dalë
S eth Shostak nga Instituti SETI ka shprehur parashikimet e veta në një konferencë të organizuar nga NASA. Ai beson se rëndësinë më të madhe e ka "skanimi" i qiellit, në kërkim të sinjaleve elektromagnetike, që vijnë nga planetët e tjerë. "Një në pesë yje ka të paktën një planet ku mund të ketë jetë.
Luizi ju propozon banorëve planin për të dalë Lexoni edhe:
Ky është një numër i madh i planetëve të tillë. Kjo d.m.th. se në galaktikën tonë ka disa dhjetëra miliarda planetë të ngjashëm me Tokën", thotë ai. Shostak ka shtuar se kërkimi i jashtëtokësorëve është garë në tri staza, midis kërkuesve që kërkojnë civilizime të përparuara, shkencëtarëve që studiojnë Marsin dhe satelitin e Jupiterit, Evropa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, në kërkim të organizmave të thjeshtë dhe kërkuesve shkencorë që janë të përqendruar në kërkim të organizmave të thjeshtë në egzoplanetët e afërt. "Mendoj se të gjithë këta kanë gjasa të mëdha për sukses dhe, sipas mendimit tim, brenda 20 viteve të ardhshme do të ndodhë kjo", thotë Shostak.
(Kosova Sot Online)