A është kjo një fantazmë, apo diçka tjetër?

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 14:53
A është kjo një fantazmë, apo diçka tjetër?

Në të shumtën e kafeneve ka shqetësime, por jo edhe të natyrës mbinatyrore. Por, stafi i njërës nga kafenetë më të vjetra britanike, është i bindur se kanë incizuar një fantazmë me anë të kamerave të vrojtimit. Për më tepër, ata thonë se fantazma ka thyer një gotë. Fantazma është parë në kafenenë 763 vjet të vjetër, "Ye Olde Man and Scythe" në Bolton, Mançester. Menaxheri Tony Dooley e zbuloi këtë xhirim, pasi që pa copat e thyera të gotës në dysheme.

 

Pasi që mendoi se e kishin plaçkitur, ai bëri turr që të shikonte incizimet e kamerave, për të parë se nuk i kishin hyrë hajnat, por fantazmat. Më pas, incizimet ishin ndërprerë në orën 6:18 paradite, pa ndonjë arsye. Kafeneja, e cila është hapur në vitin 1251, është e katërta në Britani për nga vjetërsia. Thuhet se fantazma është shpirti i James Stanley-t, kontit të shtatë të Derbit. Mendohet se ai kishte kaluar orët e fundit të jetës aty, para se t'ia prisnin kokën në vitin 1651.

(Kosova Sot Online)