Ky shtet zbulon planin për ndërtimin e stacionit kërkimor në Hënë

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 14:30
Ky shtet zbulon planin për ndërtimin e stacionit kërkimor në Hënë

Kina prezantoi vizionin e saj madhështor për ndërtimin e një baze në Hënë.  Udhërrëfyesi afatgjatë, i cili do të zbatohet në tri faza, synon që Stacioni Ndërkombëtar i Eksplorimit Hënor (ILRS) të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2050, sipas “South China Morning Post”.

 

“Duke ndërtuar një platformë afatgjate të eksplorimit hënor dhe hapësinor, do të bashkojmë njohuritë e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës nga e gjithë bota, në masë të madhe do të përmirësojmë të kuptuarit tonë për mjedisin hënor dhe aftësinë tonë për të shfrytëzuar burimet hënore dhe për të mbështetur aspiratat e njerëzimit që një ditë të udhëtojmë në Mars dhe më tej”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, tha Wu Weiren, projektuesi kryesor i programit të eksplorimit hënor.

Wu tha se misioni jo vetëm që do të tregojë përgjegjësinë e Kinës si një fuqi botërore hapësinore, por do të shërbejë si një shembull i vërtetë për “ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.

(Kosova Sot Online)