Çka do të ndodhte nëse Toka do të goditej nga meteori?

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 12:02
Çka do të ndodhte nëse Toka do të goditej nga meteori?

Më herët ishte paralajmëruar që një asteroid në madhësi të një fushe futbolli do t'i afrohej Tokës më 15 shkurt, mirëpo nuk do ta godasë atë. Nëse Toka do të goditej nga ai asteroid, do të krijohej një krater i madh sa ai i Uashingtonit. Shkencëtarët janë shumë të sigurt që diçka e ngjashme do të kishte ndodhur, pasi që një asteroid me madhësi të ngjashme kishte pasur ndikim të përafërt në vitin 1908. Një meteorit me peshë 45 milionë kilogramë ishte futur në atmosferën e tokës përmbi Siberi, duke e liruar energjinë e njëjtë sikur të ishin 185 bomba nukleare të lëshuara në Hiroshimë.

Meteoriti në vitin 1908 kishte goditur një territor të pabanuar dhe fatmirësisht nuk kishte pasur viktima në njerëz, ndonëse janë vrarë shumë kafshë dhe janë shkatërruar shumë drunj. Më 30 qershor të vitit 1908, një burrë ishte ulur në karrige në ballkonin e shtëpisë së tij në Rusi, kur papritmas ishte hedhur nga karrigia dhe kishte dëgjuar një zhurmë të madhe. Ndonëse ishte 64 kilometra larg vendit të ngjarjes, ai u ka thënë shkencëtarëve që ka ndier një nxehtësi të papërshkrueshme. Pra, fatmirësisht që nuk jemi goditur nga ky asteroid! 

(Kosova Sot Online)