Kompania japoneze krijon armën BB

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 13:45
Kompania japoneze krijon armën BB

Kompania japoneze “Suidobashi Heavy Industries” zbuloi së fundmi një version në miniaturë të sistemit të armëve automatike Phalanx CIWS, i cili lëshon mijëra fishekë plastikë BB në vend të plumbave metalikë.

 

Duke shfaqur një top Vulcan 20 mm të drejtuar nga radari, të montuar mbi një bazë rrotulluese, sistemi Phalanx CIËS është një nga sistemet më të besueshme të armëve të Marinës së SHBA-së, që e gjen veten në përdorim në pothuajse çdo klasë të anijeve luftarake sipërfaqësore.

Është gjithashtu frymëzim për atë që shumë e quajnë arma më e bukur BB e prodhuar ndonjëherë.

Kogoro Kurata, gjeniu krijues i “Suidobashi Heavy Industries”, kompanisë japoneze që na solli mekanizmin e mrekullueshëm KURATAS (robot i lëvizshëm) mbi një dekadë më parë, së fundmi e zbuloi armën “Phalanx BB” .


(Kosova Sot Online)