Teleskopi Webb kap pamjet e një vrime të zezë

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 13:19
Teleskopi Webb kap pamjet e një vrime të zezë

Teleskopi Hapësinor James Webb ka bërë një tjetër zbulim befasues, teksa ishte duke hulumtuar një vrimë të zezë aktive supermasive, thellë në univers, shumë më larg sesa është regjistruar ndonjëherë.

Vrima e zezë ndodhet brenda CEERS 1019 – një galaktikë jashtëzakonisht e vjetër, e cila ka të ngjarë të jetë formuar 570 milionë vjet pas shpërthimit të madh – duke e bërë atë më shumë se 13 miliardë vjet të vjetër. Shkencëtarët ishin të hutuar kur zbuluan se sa e vogël është vrima e zezë qendrore e objektit qiellor.

 

“Kjo vrimë e zezë arrin në rreth 9 milionë masa diellore”- thuhet në një njoftim të NASA-s. Një masë diellore është një njësi ekuivalente me masën e diellit në sistemin tonë diellor, e cila është rreth 333,000 herë më e madhe se Toka.

Sipas NASA-s, kjo galaktikë është “shumë më pak se vrimat e tjera të zeza që ekzistonin gjithashtu në universin e hershëm dhe u zbuluan nga teleskopë të tjerë”. “Këto gjigantë zakonisht përmbajnë një vrimë të zezë më shumë se 1 miliard herë më tepër nga masa e Diellit, dhe ato janë më të lehta për t’u zbuluar sepse janë shumë më të shndritshëm.”

(Kosova Sot Online)