Super Hëna e plotë e 1 gushtit, imazhe mbresëlënëse nga e gjithë bota

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 09:11
Super Hëna e plotë e 1 gushtit, imazhe mbresëlënëse nga e gjithë bota

Hëna e parë e plotë e gushtit të martën mbrëma (1 gusht) i dha botës imazhe magjike në të gjithë planetin, transmeton "Kosova Sot Online".

E para nga dy super hënat e plota të muajit, “hëna e Sturgeon,  ishte dje në pikën e saj më të afërt me Tokën, një fakt që e bëri hënën të dukej 14% më e madhe dhe 1/3 më e ndritshme se hënat e tjera të plota të vitit.

Në orën 20:31, “superhëna e plotë e blirit” arriti ndriçimin maksimal, duke qenë superhëna e dytë e plotë nga katër në 2023.

Një super hënë e plotë ndodh kur Hëna është në fazën e saj të Hënës së plotë dhe është shumë afër perigjeut, pra pikës së saj më të afërt me Tokën. Kjo është arsyeja pse ajo duket më e madhe dhe më mbresëlënëse, veçanërisht për vëzhguesit me përvojë të Hënës.Shikoni fotot nga e gjithë bota:

 

(Kosova Sot Online )