NASA pranoi një sinjal nga sonda

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 12:43
NASA pranoi një sinjal nga sonda

NASA ka marrë një sinjal nga sonda e saj Voyager 2 që gjendet miliarda kilometra larg nga toka pasi humbi kontaktin me të, tha agjencia amerikane hapësinore.

Muajin e kaluar, anijes kozmike (që eksploron universin që nga viti 1977), iu anua antena e saj për dy gradë drejt Tokës kur iu dërgua një komandë e gabuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si rezultat, sonda nuk merrte komanda dhe nuk dërgonte të dhëna.

Por të martën, NASA tha se një sinjal nga Voyager 2 u kap gjatë një skanimi të rregullt të qiellit.

Ku është për momentin Voyager 2?

Voyager 2 është më shumë se 19.9 miliardë kilometra larg nga Toka, ku po lëviz me rreth 55,346 km/h përmes hapësirës ndëryjore – hapësirës midis yjeve.

Që nga 21 korriku, sonda nuk ka qenë në gjendje të marrë komanda ose të dërgojë të dhëna në Rrjetin Hapësinor të Thellë të NASA-s – një grup antenash gjigante radioje në të gjithë botën – dhe anija kozmike nuk po merr komanda nga kontrollorët tokësorë.

Megjithatë, tani ka shpresë sepse tani është rivendosur kontakti, megjithëse i kufizuar.

(Kosova Sot Online)