Gjendet burimi energjetik për të mundësuar jetën në Hënë

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 15:24
Gjendet burimi energjetik për të mundësuar jetën në Hënë

Njerëzit janë një hap më pranë jetës në Hënë. Shkencëtarët kanë zhvilluar një burim energjie që mund të lejojë që astronautët të qëndrojnë në satelitin natyral të Tokës për një periudhë të gjatë kohore.

NASA shpreson që përmes programit Artemis të krijojë një bazë në Hënë rreth vitit 2030. Universiteti Bangor ka krijuar një karburant me qeliza nukleare, në madhësinë e farave të lulëkuqes, për të prodhuar energjinë e nevojshme për të mbështetur jetën atje.

Hëna, që shihet si porta hyrëse për në Mars, përmban shumë resurse të vlefshme për teknologjinë moderne. Shpresa është që mund të përdoret si trampolinë për të dërguar njeriun për në planetet e tjera.

Shkencëtarët nga Universiteti Bangor në Britani besojnë se do ta testojnë plotësisht karburantin bërthamor gjatë muajve të ardhshëm. Në disa pjesë të hënës, temperatura shkon deri në minus 248 gradë celsius pasi nuk ka atmosferë për ta ngrohur sipërfaqen.

Ndërkohë, më herët këtë muaj, India hyri në librat e historisë duke kryer me sukses uljen e një anije kozmike në polin jugor të Hënës. Një nga qëllimet kryesore të misionit është kryerja e testeve nëse në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës ka gjurmë akulli me bazë uji. Shkencëtarët thonë se nëse diçka e tillë konfirmohet, është një mbështetje e madhe për zhvillimin e jetës njerëzore në Hënë.

(Kosova Sot Online)