Shpjegimet e mistereve gjoja të pazgjidhura (II)

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 15:43
Shpjegimet e mistereve gjoja të pazgjidhura (II)

Njerëzve u pëlqen që të besojnë në magji dhe mrekulli, kështu që shpesh më shumë na pëlqejnë misteret e pazgjidhura. Për këtë shkak, ato mbijetojnë edhe pasi që të jenë sqaruar në tërësi. Ja edhe të tjerat.

"Holandezi fluturues" I shndërruar në mit, me disa filma dhe një operë të shkruar për të, "Holandezi fluturues" ("Flying Dutchman") në fakt nuk është njeri, por anije-fantazmë, edhe atë më e njohura nga to. Kjo anije u fundos në shekullin XVII, e më pas edhe lindi legjenda për të. Thuhet se ajo është mallkuar që të mos mund të ndalet në asnjë port, por të lundrojë përjetë në det. Thuhet se kjo anije mundet edhe të fluturojë mbi ujë. Por, për gjithë këtë, ekziston një shpjegim shkencor. Fatamorgana është një lloj vegimi. Sikur të gjitha vegimet, fatamorgana thyen dritën derisa udhëton nëpër ajër të dendësisë së ndryshme, duke krijuar një pamje aty ku nuk ka kurrfarë objekti. Në këtë rast, kemi transmetimin e pamjes së një anijeje në një largësi të madhe. Njerëzit në të zeza Njerëzit në të zeza, agjentët federalë amerikanë që udhëtojnë në çifte, apo në treshe për të fshehur incidentet me alienë, janë një mit që ka lindur në vitet 1940. Që nga paraqitjet e para të UFO-ve, ka pasur edhe zëra për këta njerëzit në të zeza, të cilët i kërcënojnë njerëzit që të mos flasin rreth takimeve të tyre me alienë. Ata janë pjellë e fantazisë së një njeriu, Gray Barker. Atij i pëlqente shumë literatura fantastike-shkencore. Barker ishte menaxher teatri, i cili i paraqiste këto thashetheme si të vërteta, me qëllim të përfitimit nga interesimi i gjithmbarshëm për alienët. Ndërtesat antike "Stonehenge" dhe piramidat egjiptiane na bëjnë të pyetemi se si njerëzit në kohët antike ia kanë dalë të lëvizin gurët kaq të mëdhenj. A kanë përdorë magji, apo iu kanë ndihmuar jashtëtokësorët? As njërën e as tjetrën. Arkeologë të ndryshëm kanë dhënë shpjegime logjike, bile disa prej tyre edhe kanë përsëritur në praktikë lëvizjen e gurëve të tillë. Një punëtor i pensionuar i ndërtimtarisë, Wally Wallington, ia doli që ta ndërtonte një imitim të "Stonehenge"-s duke përdorur vetëm mendjen e tij dhe mjetet që i ka pasur në dispozicion njeriu i Kohës së gurit. Si duket ne kemi nënvlerësuar fuqinë e gjenisë njerëzore. Amelia Earhart Amelia Earhart donte të bëhej femra e parë që do të udhëtonte me avion rreth e përqark botës. Ajo u nis në udhëtim në vitin 1937, por shumë shpejt u zhduk. Pas zhdukjes së saj lindën shumë teori rreth asaj çka kishte mundur t'i ndodhte asaj. Disa thonë se ajo ishte spiune e presidentit Roosevelt, të tjerët thonë se ajo u ekzekutua nga japonezët, derisa të tretët thonë se ajo jetoi në një ishull me një peshkatar. Por, në një ishull të Paqësorit jugor më pas u gjetën mbetjet e një gruaje të racës së bardhë, ku afër gjendej një xham avioni, prandaj ka dëshmi të shumta se Earhart vdiq këtu tragjikisht. 

(Kosova Sot Online)