Lexoni edhe:
Ja ku do ta shihni tash e tutje Luiz Ejllin
Një këpucë, që i përket një fëmije dhe që daton më shumë se 2000 vjet më parë, është zbuluar në Austri me lidhëse ende të paprekura. Dizajni i këpucëve prej lëkure sugjeron se ka të ngjarë të jetë bërë në shekullin e dytë para Krishtit, sipas Muzeut Gjerman të Minierave Bochum-Leibniz.
Këpuca u gërmua nga arkeologët në fshatin perëndimor të Dürrnberg, ku minierat e kripës së gurit u zhvilluan që në epokën e hekurit. Kripa, e cila është veçanërisht e mirë në ruajtjen e mbetjeve organike, mendohet se e ka mbajtur këpucën në gjendje jashtëzakonisht të mirë.
Ja ku do ta shihni tash e tutje Luiz EjllinLexoni edhe:
“Aktivitetet tona kërkimore në Dürrnberg na kanë ofruar gjetje të vlefshme për dekada me radhë, në mënyrë që të eksplorojmë shkencërisht aktivitetet më të hershme minerare. Gjendja e këpucës së gjetur është e jashtëzakonshme”, tha profesori Thomas Stoellner, kreu i Departamentit të Kërkimeve në Muzeun Gjerman të Minierave, në deklaratën për shtyp.
Sipas muzeut, gjetja e këpucëve të një fëmije është “gjithmonë diçka e veçantë”, sepse tregon se fëmijët ishin të pranishëm nën tokë.
(Kosova Sot Online)