A e dini cili është lumi më i gjatë në botë?

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 14:08
A e dini cili është lumi më i gjatë në botë?

Shkenca i është përgjigjur me vendosmëri shumë prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me botën natyrore.

Por një çështje ka qenë gjithmonë e diskutuar dhe shkencëtarët janë ende në kërkim: Cili është lumi më i gjatë në botë?

Enciklopedia Britannica dhe Rekordet Botërore Guinness i kanë dhënë Nilit në Afrikë titullin “lumi më i gjatë në botë”.

 

Por një ekspeditë braziliane në lumin e Amazonës, po vë në dyshim çdo gjë.

“Nili është si një krimb dhe Amazona është një anakonda. Që është lumi më i madh dhe me më shumë vëllim në botë, kjo është e sigurt, por do të vërtetojmë se është edhe lumi më i gjatë në botë,”-Udhëheqësi 55-vjeçar i ekspeditës, Yuri Sanada.

Dilemat për gjatësinë vijnë kryesisht nga çështja se ku fillon Amazona.

Gjithmonë është menduar se lumi nis nga burimet e lumit Apurimac në Perunë jugore, por së fundmi shkencëtarët po pretendojnë se kanë zbuluar një burim lumi më të largët, në Perunë Veriore.

Zbulimi i burimit të ri shton 77 kilometra në gjatësinë e Amazonës.

(Kosova Sot Online)