Leonora Jakupi del me një njoftim që nuk e priste askush

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 21:15
Leonora Jakupi del me një njoftim që nuk e priste askush

Me një problem kibernetik, së fundmi po përballet këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Leonora ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me faktin se disa persona, po mundohen që në emër të saj të përfitojnë në faqet e rrejshme.

 

Bëhet fjalë për një faqe të rrejshme të hapur në Facebook me emrin ‘Leonora Jakupi’ por me një font ndryshe shkronjash nga ai i zakonshmi.

Leonora përmes një postimi në InstaStory ka bërë të ditur se kjo faqe nuk menaxhohet nga ajo, gjersa iu ka bërë thirrje fansave ta raportojnë.

“Mos bini pre e profileve të rrejshme, ju lutem raportojeni!”, shkroi këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e këtij postimi.

Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, gjersa pritet të jetë më aktive në fundvit.

Image

(Kosova Sot Online)