Njerëzit nuk ishin civilizimi i parë i përparuar në gjithësi?

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 16:06
Njerëzit nuk ishin civilizimi i parë i përparuar në gjithësi?

Kur flitet për format jashtëtokësore të jetës, ka njerëz që thonë se ato ekzistojnë, derisa të tjerët e mohojnë një mundësi të tillë. Por, një studim i publikuar tash vonë në revistën "Astrobiology", merret me analizimin e mundësisë për ekzistimin e civilizimeve të tjera, të përparuara, përpos neve. Fizikani dhe astronomi Adam Frank, i cili është autor i studimit, thotë që gjasat që të ketë civilizim të përparuar vetëm në Tokë, e jo gjetiu, janë më të vogla se 1 në 10 miliardë bilionë.

Ai thotë se kjo e dhënë bën me dije se, para nesh, me gjasë ka pasur qenie tjera inteligjente dhe të përparuara teknikisht. Por, përkundër kësaj, për shkak të largësisë tepër të madhe të civilizimeve të mundshme, të përparuara, ka gjasa që kurrë nuk do të arrijmë të komunikojmë me këto civilizime. Po ashtu, ekziston mundësia që shumë prej tyre tanimë të jenë zhdukur.

(Kosova Sot Online)