Zbulohet vrima e zezë më e vjetër në univers

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 08:04
Zbulohet vrima e zezë më e vjetër në univers

Shkencëtarët kanë zbuluar vrimën e zezë më të vjetër në univers, e formuar 470 milionë vjet pas Big Bengut, shkruan sot Associated Press.

Duke qenë se universi është 13.7 miliardë vjet i vjetër, vrima e zezë vlerësohet të jetë 13.2 miliardë vjet.

Edhe më befasuese për shkencëtarët është se vrima e zezë është 10 herë më e madhe se vrima e zezë në Rrugën e Qumështit, galaktika që përmban planetin Tokë.- Advertisement –

Besohet se peshon nga 10 deri në 100 për qind të masës së të gjithë yjeve në galaktikat e tij.

(Kosova Sot Online)