Shkencëtarët zbulojnë shkëmbinj të formuar nga plastika

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 14:04
Shkencëtarët zbulojnë shkëmbinj të formuar nga plastika

Në ditët e sotme, shoqëria dhe shkencëtarët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për nivelin e ndotjes.

Dekada të prodhimit dhe shkarkimeve të ndotësve, kanë çuar në një problem serioz me të ashtuquajturat mikroplastikë.

Këto mbetje mikroskopike tashmë janë kudo, madje edhe në ujërat e shiut, dhe tani kanë krijuar gjithashtu një shkëmb të çuditshëm dhe të rrezikshëm.

 

Shkëmbinjtë e rinj, janë shfaqur në njëmbëdhjetë vende që tani njihen si plastistoni.

Plasistoni është një shkëmb sedimentar që ende nuk është njohur zyrtarisht nga komuniteti shkencor, edhe pse pritet të bëhet së shpejti.

Ky shkëmb është i çuditshëm, shqetësues dhe tregon rrezikun që na pret.

Ai formohet në bazë të shkëmbinjve natyrorë dhe plastikës së formuar. gjatë kalimit të kohës.

Shkëmbi i ri sedimentar duket shumë i çuditshëm, pasi ngjanë me një mineral, por në fakt është një masë e fortë mbeturinash plastike.

(Kosova Sot Online)