Astronauti i parë turk fluturon në hapësirë

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 15:06
Astronauti i parë turk fluturon në hapësirë

Astronauti i parë turk dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit nga Evropa u nisën sot nga Florida në një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në një mision tregtar nga kompania private e Teksasit Axiom Space (Axiom Space), raporton Reuters.

Kapsula Cres Dragon, që mbante katër astronautë, u ngrit me një raketë Falcon 9 rreth një orë para perëndimit të diellit në kohën lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral, në një fluturim 36-orësh për në laboratorin orbital dhe nisja u shfaq drejtpërdrejt në një transmetim në internet.

Crew Dragon pritet të mbërrijë në ISS herët mëngjesin e së shtunës dhe të ankorohet me stacionin hapësinor, i cili po rrotullohet rreth 400 kilometra mbi Tokë. Ekuipazhi i ISS aktualisht ka shtatë anëtarë të përhershëm.

(Kosova Sot Online)