Ja ku po ndërtohet kulla më e lartë rezidenciale në botë

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 09:38
Ja ku po ndërtohet kulla më e lartë rezidenciale në botë

Dubai po ndërton kullën më të lartë rezidenciale në botë. Aeternitas, kulla e dytë më e lartë e orës rezidenciale në botë, pas kullës Makkah në Mekë, me një lartësi marramendëse prej 450 metrash, më shumë se katër herë më e lartë se Big Beng-u i  Londrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Zhvilluesi, London Gate, në partneritet me prodhuesin zviceran të orëve, Muller, e kanë projektuar orën luksoze 40 metra të lartë dhe 30 metra të gjerë, e dukshme prej 6 kilometrash larg.

Emri i kullës do të thotë “përjetësi” në latinisht. Kulla rezidenciale përfshin 649 njësi, ku do të përmbajë apartamente, vila, struktura shëndetësore, palestra, spa, kinema dhe shumë hapësira të tjera kulturore.

Projekti do t’u dorëzohet banorëve në vitin 2027, sipas London Gate.