Një limon i cili besohet të jetë 285-vjeçar është shitur për 1.780 dollarë

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 14:06
Një limon i cili besohet të jetë 285-vjeçar është shitur për 1.780 dollarë

Një limon i cili besohet të jetë 285-vjeçar është gjetur në pjesën e pasme të një sirtari të vjetër në një kabinet. I njëjti është shitur për 1.780 dollarë në Angli.

Një specialist po fotografonte dollapin për shitje kur limoni u zbulua në pjesën e pasme të një sirtari.

 

Fruti kishte të shkruar një mesazh: “Dhuruar nga P Lu Franchini më 4 nëntor 1739 për zonjushën E Baxter”.

Shtëpia e ankandeve vendosi ta shesë limonin e më pas zyrtarët u befasuan me ofertën e lartë prej 1.780 dollarësh.

(Kosova Sot Online)