Çka është në fakt anomalia e Malibusë?

  • E.k /
  • 11 May 2024 - 16:23
Çka është në fakt anomalia e Malibusë?

Gjashtë milje larg brigjeve të "Point Dume" në Malibu të Kalifornisë, gjendet një strukturë shumë e çuditshme, që rri e patrazuar në fund të detit. Pamjet nga "Google Earth" tregojnë atë që duket të jetë një objekt me formë ovale, me sipërfaqe të rrafshët, që gjendet mbi ata që duken si shtylla të mëdha. Objektet simetrike janë të rralla në natyrë, por kur shikohet nga lart, ky objekt thuajse ka formë të përkryer ovale. I gjendur në një thellësi prej 600 metrash, struktura e gjerë 3 milje supozohet të
paraqesë hyrjen në një vend misterioz.

Që nga zbulimi i saj, Anomalia e Malibusë ka nxitur debate të nxehta dhe vazhdon që të mbetet kontroverse edhe sot e kësaj dite. Ka të tillë që mendojnë se ajo është një UFO e madhe që është rrëzuar dhe ka qëndruar aty me mijëra vjet. Të tjerët supozojnë se anomalia në fjalë paraqet një portë për në një dimension tjetër. E ju, nga ngrohtësia e shtëpisë tuaj, çka mendoni?

(Kosova Sot Onlime)