Zbulohet një perlë e fshehur natyrore

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 14:07
Zbulohet një perlë e fshehur natyrore

Vajza Farah e njohur në rrjetet sociale me emrin Farah Explores publikon shpesh bukuritë natyrore të Bosnje e Hercegovinë. Midis tyre është kanioni i Mostarska Bijela.

“Në mes Mostarit dhe Jabllanicës gjendet kjo shpellë e hapur dhe Mostarska Bijela! Lumi Bijela është pjesë e lumit nëntokësor që kalon nëpër këtë shpellë të ngushtë. Kulmi i shpellës është pak i hapur pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj dhe pikërisht për këtë , ky vend është unik dhe magjik!”, ka shkruar ajo.

 

Ajo shtoi se ka një probabilitet të madh që të hasni gjarpërinj në këtë shteg, ndaj bëni kujdes.

Mostarska Bijela ndodhet midis Mostarit dhe Jabllanicës. Duke ecur në rrugën kryesore nga drejtimi i Jabllanicës, në qytetin e Bijelës, përpara viaduktit, kthehuni majtas në rrugë.

Mund ta lini mjetin menjëherë në vazhdimin e rrugës ose të vazhdoni 500 metra deri te liqeni i Salakovcit dhe të parkoni aty. Pas kësaj, duhet të ecësh për dy orë e gjysmë deri në tre orë, nëntë kilometra të gjatë, deri në Mostarska Bijela. Fatkeqësisht, shtegu është i shënuar dobët.

Por sigurohuni që do të përshëndeteni nga një bukuri e jashtëzakonshme pasi të kaloni nëpër shpellën rreth 80 metra të gjatë, që është kjo ujëvarë magjepsëse.

(Kosova Sot Online)