Imazhet e reja spektakolare të ‘Aurorës’ prezantohen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

  • E.k /
  • 21 August 2024 - 08:34
Imazhet e reja spektakolare të ‘Aurorës’ prezantohen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Astronauti i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, Matthew Dominick, i cili ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) si pjesë e ekuipazhit të Expedition 71, fotografoi Hënën dhe aurora borealis nga një lartësi prej 400 kilometrash mbi Tokë.

“Aurorat kanë qenë të mahnitshme për disa ditë. Ishte një mundësi e shkëlqyer për të provuar lentet që mbërritën në Cygnus”, ka shkruar Dominick në rrjetin social X.

Cygnus është një anije kozmike mallrash Northrop Grumman që arriti në ISS më 6 gusht.

Dominick dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit të Expedition 71 dëshmuan aurorën e fuqishme gjatë ditëve të fundit, e cila ndodh kur grimcat e ngarkuara të Diellit ndërveprojnë me molekulat e gazit në atmosferën e Tokës.

Molekulat e gazit lëshojnë dritë kur arrijnë një nivel energjie më të lartë se normalja, kështu që molekula të ndryshme lëshojnë ngjyra të ndryshme drite. Për shembull, jeshilja është rezultat i oksigjenit.

Videot e Dominick tregojnë ngjyrat jeshile dhe të kuqe.

“Hëna po lëviz drejt horizontit për të perënduar midis aurora borealis të kuqe dhe jeshile. Jam shumë i lumtur që kam kapur këtë moment”, tha ai.

Aurorat e kuqe dhe jeshile të ngjyrosura nga drita e hënës janë fotot më të fundit të Dominickut si pjesë e misionit SpaceX Crew-8. Vizita e tij përkon me kulmin e aurorës dhe i lejon atij të bëjë shkrepje të shkëlqyera, ndërsa Boeing Starliner, SpaceX Crew Dragon ose Soyuz rus janë në sfond.

Dominick kohët e fundit tha se ai mori rreth 200 mijë imazhe nga ISS gjatë misionit gjysmë-vjeçar. Ai mori shumë prej tyre në kohën e lirë, megjithatë, si të gjithë astronautët, ai bën fotografi me qëllim të vëzhgimit të Tokës dhe mirëmbajtjes së ISS.

(Kosova Sot Online)