Lexoni edhe:
Sibel Can-it i kërkohet që ta ndërroj urgjentisht stilistin
Diamanti i dytë më i madh është gjetur në Botsvanë, në një minierë të firmës kanadeze Lucara Diamond, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Më saktësisht diamanti 2 mijë e 492 karatësh u gjet rreth 500 km (300 milje) në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone.
Sibel Can-it i kërkohet që ta ndërroj urgjentisht stilistinLexoni edhe:
Është gjetja më e madhe pas diamantit Cullinan 3 mijë e 106 karatësh që u gjet në Afrikën Jugore në vitin 1905.
Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore.
Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh i gjetur në të njëjtën minierë në vitin 2019.
Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global.
Në një deklaratë, Lucara tha se guri ishte “një nga diamantet më të mëdhenj të zbuluar ndonjëherë”.
Firma nuk dha detaje për cilësinë e gurit apo vlerën e tij.
(Kosova Sot Online)