Lexoni edhe:
Rita Ora si shitëse në një dyqan
Sivjet muajt qershor, korrik dhe gusht në mesataren globale kanë qenë më të nxehtët që prej fillimit të matjeve të temperaturës. Këtë e komunikoi Shërbimi i BE-së për Klimën Copernicus në Bon.
Temperatura mesatare për të tre muajt e verës 2024 ka qenë 0,69 gradë celsius mbi vlerën përkatëse të referencës së krahasimit me vitet nga 1991 deri më 2020. Kësisoj niveli më i lartë deri tani i temperaturave për verën e ka tejkaluar atë të viteve të mëparshme.
Rita Ora si shitëse në një dyqanLexoni edhe:
Rekordi kishte dhënë shenja qysh përpara. Qershori 2024, sipas të dhënave të ekspertëve të Copernicus, me një temperaturë në sipërfaqe prej 16,66 gradë Celsius ka qenë më i nxehtë se asnjëherë më parë. Në korrik ishte po ashtu nxehtë mbi mesataren, një rekord nuk u arrit për fare pak. Për gushtin edhe pse nuk është matur niveli i ri maksimal, me një mesatare prej 16,82 grad ka qenë kaq i nxehtë, sa në rekordin e deritanishëm të regjistruar në gusht 2023.
(Kosova Sot Online)